Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emri/ Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset lëndë plasëse garazhit të 39-vjeçarit
Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në Tiranë. Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Elvis Kosova zotëron një biznes shitje blerje makinash dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina. Ai rezulton...