Emri/ Laborator droge në Britani! U kap me kokainë dhe armë, burg për 41-vjeçarin shqiptar

Emri/ Laborator droge në Britani! U kap me kokainë dhe armë, burg për 41-vjeçarin shqiptar

Shqiptari Lorenc Lika është dënuar më 8 vite e 9 muaj burg pasi është kapur në një laborator kokaine në qendër të Birminghamit në Britaninë e Madhe. Gjatë kontrollit fizik, autoritetet britanike gjetën një gamë të gjerë pajisjesh të përdorura për procesin e prodhimit të paligjshëm, brenda apartamentit në Bell Barn Road. Mes tyre u gjetën sasi kokainë dhe një pistoletë, të fshehura Brenda një kutie bizhuterish. Arrestimi i 41-vjeçarit u bë më 25 shkurt, ndërsa në 24 prill u dha dënimi nga gjykata e Birminghamit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv