Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Kapet në Tepelenë i kërkuari nga Kosova për drogë dhe armëmbajtje pa leje, pritet ekstradimi i 37-vjeçarit
👁15517
Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted” është finalizuar me sukses, si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të FAST Albania, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosova, nën koordinimin e rrjetit ENFAST. Në kuadër të këtij operacioni, në Tepelenë u kap shtetasi shqiptar Albion Kalemi, 37 vjeç, i lindur në Tepelenë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Ai ishte subjekt i dy urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Kapja e Kalemit është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës, ndërsa Interpol Tirana është duke...