EMRI/ I mori kartën e identitetit dhe i premtoi para në këmbim të votës, arrestohet 38-vjeçari

EMRI/ I mori kartën e identitetit dhe i premtoi para në këmbim të votës, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar i cili i premtoi një personi dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik është vendosur në pranga nga policia e Lushnjës. Marin Leka akuzohet për korrupsion dhe marrje e përdorim të paligjshëm të dokumentit të identifikimit. Sekuestrohet karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje" dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. Nga hetimet...
Burimi: Syri.net