Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Mat, 23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe vrarë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Matit, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit. Viktima është identifikuar si Renis Dobra, ndërsa dyshohet se ai është rrëmbyer të martën dhe më pas është vrarë. Zhdukja e tij u denoncua në polici nga babai, i cili kishte raportuar se djali nuk ishte kthyer në banesë. Pas denoncimit, shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet, që përfunduan tragjikisht me gjetjen e trupit të pajetë të të riut pranë liqenit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes, ndërsa automjeti i viktimës dyshohet...