Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emrat/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, dy të plagosurit me thikë përfundojnë në spitalin e Vlorës! Arrestohen pas ngjarjes
Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj të Vlorës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy kanë bërë sherr me njëri-tjetrin dhe më pas i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas ata janë arrestuar të dy në spital. Sipas informacioneve, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e...