Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit
Protesta qytetare, që ka hyrë sot në ditën e 113-të, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, lëvizjes qytetare i ka bërë jehonë SBS Dateline, një program televiziv australian i gazetarisë investigative, i cili thekson se protesta nisi fillimisht kundër projektit në Zvërnec, por shpejt u kthye në një lëvizje kundër qeverisë. Qytetarët që kanë folur për gazetaren e emisionit nga sheshi ku mblidhen çdo ditë theksojnë se ka ardhur koha për të ndryshuar sistemin politik. “Ne po përpiqemi të sjellim një ndryshim sistemi. Kemi nevojë për një revoltë të fuqishme popullore. Tani është koha”, thotë një protestues. Për emisionin, ka folur edhe aktivisti Jurgen Shpërdhea, i cili përmend faktin se në shesh kanë dalë gjithashtu edhe shumë fëmijë, që brohorasin me të...
Burimi:
gijotina.com