Emigrantët bëjnë ‘publike’ votën/ Pas Ramës, edhe Jozefina Topalli publikon foton: Votova numrin…

Emigrantët bëjnë ‘publike’ votën/ Pas Ramës, edhe Jozefina Topalli publikon foton: Votova numrin…

Diaspora ka nisur të votojë për zgjedhjet e 11 majit, pasi ditën e djeshme përfundoi shpërndarja e fletëve të votimit, në vendet ku emigrantët jetojnë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Jozefina Topalli tregon mesazhet që i vijnë nga emigrantët. Një prej tyre i shkruan se sapo mori zarfin me fletën e votimit të dërguar me postë nga KQZ dhe votoi nr.1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Topalli thekson se mesazhe të tilla i vijnë gjithnjë kundër regjimit të Edi Ramës. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama postoi një foto në facebook, me një familje emigrantësh në Gjermani, votues në Dibër të cilët morën të parët dje zarfin me fletën e votimit, të dërguar me DHL.