Emërimi dhe dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH, PD 146 pyetje Begajt dhe Ramës: Çfarë kriteresh e verifikimesh u ndoqën?
foto ilustrim: PD-rama-begaj dhe vlora hyseni TIRANË- Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj me kërkesë për informacion mbi kriteret dhe procedurat që çuan në propozimin dhe dekretimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH. Në kërkesën që përmban 146 pyetje është depozituar nga nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Klevis Balliu, kërkohet sqarim dhe informacion zyrtar nga Kryeministria dhe Presidenca mbi kriteret e përdorura për propozimin dhe miratimin e Hysenit. Në pyetjet drejtuar Ramës, opozita kërkon të dijë me detaje mbi propozimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH, që nga identifikimi i saj, motivacioni i propozimit, referenca dhe verfikimi i kandidaturës, etj. Në vijim, kërkon të dijë edhe momentin kur është informuar...
Burimi:
zeri.ai