Email-et kërcënuese në adresat qeveritare/ ‘Zgjohet’ AKSHI: Po marrim masat e nevojshme
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka bërë një njoftim në lidhje me email-et kërcënuese që mbërritën ditën e sotme në adresat qeveritare. AKSHI e cila është në gjumë pas skandaleve të njëpashnjëshme thotë se rasti po verifikohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes. “Vëmendje! Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka konstatuar sot komunikime me përmbajtje kërcënuese, të dërguara në disa adresa elektronike qeveritare që monitorohen nga institucioni. Rasti po verifikohet dhe hetohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. AKSHI po monitoron në vijimësi situatën dhe po merr masat e nevojshme, në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe procedurat përkatëse”, thuhet në njoftim.
Burimi:
gijotina.com