Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar me shumicë votash propozimin për riorganizimin administrativo-territorial të qarkut, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me ato të Cërrikut dhe Belshit. Vendimmarrja u realizua me 26 vota pro dhe 2 kundër nga anëtarët që morën pjesë në votim, pas dëgjesave publike ku nga 589 qytetarë pjesëmarrës, 516 prej tyre u shprehën pro këtij varianti. Diskutimet gjatë mbledhjes nxorën në pah kundërshtimet e grupit të opozitës, të cilët mbrojtën idenë e ruajtjes së tri bashkive ekzistuese dhe propozuan krijimin e dy njësive të reja vendore, Bradashesh dhe Shpat, si një model për të garantuar decentralizimin dhe afërsinë e shërbimeve me qytetarët. Vëmendjen kryesore në sallë e mori reagimi i fortë i këshilltarit të mandatuar nga PSD, Erion Murataj, i...