Elbasan/ Mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin, ishin duke ruajtur bagëtitë

Elbasan/ Mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin, ishin duke ruajtur bagëtitë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një  kanal të lumit...
Burimi: Syri.net