Elbasan/ Grabitja nën kërcënimin e armës, pronari rrëfen tmerrin: Na vunë pistoletën në kokë
Pesë persona të armatosur dhe të maskuar si efektivë policie kanë grabitur një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit. Autorët kanë hyrë në banesë rreth orës 04:05, ndërsa familjarët ishin në gjumë, dhe kanë kërkuar para e sende me vlerë. Pronari i banesës, Lorenc Zerellari, ka rrëfyer për mediat momentet e frikshme, duke treguar se grabitësit janë prezantuar si punonjës policie dhe i kanë kërkuar armë e drogë, përpara se t’i kërkonin paratë. “Ngjarja ka ndodhur në 4 të mëngjesit. Ishim duke fjetur gjumë. Të maskuar si policë më thanë mos lëviz, ‘Policia’. Në fillim më thanë ku e ke pistoletën dhe drogën, pastaj më pyetën ku i kisha lekët. Nipit i vunë pistoletën në...
Burimi:
javanews.al