Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Elbasan/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin nga peshkatarët
Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar lokal. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për nxjerrjen e kufomës. Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar, i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet. Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar. Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave. Për të...