El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre
Trajneri i Barcelonës, Flick iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Real Madrid. ‘Barcelona-Real Madrid është diçka ndryshe, ndeshja më e mirë që sporti ynë mund të ofrojë. Të gjithë do ta shohin-tha Flick-është diçka e pabesueshme, në lojë janë vetëm 3 pikë, por steka është vendosur shumë lart. Është diçka fantastike të jesh pjesë e kësaj sfide dhe mezi presim që të nisë ndeshja. Jemi gati dhe kemi besim te skuadra. Reali i Madridit? Pres një skuadër me shume besim te vetja. Është një klub i madh, me futbollistë të mëdhenj dhe një trajner të shkëlqyer. Kanë elementë shumë cilësorë në 30 m e fundit dhe këtë e kanë treguar në ndeshjet e fundit. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të jemi gati’....
Burimi:
gijotina.com