Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s në Itali, dyshohet për përplasje mes klaneve mafioze

Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s në Itali, dyshohet për përplasje mes klaneve mafioze

Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën e Pimonte, në provincën e Napolit, duke rikthyer në vëmendje konfliktet e vjetra mes klaneve të Camorras. Raffaele Afeltra, 69 vjeç, i njohur si një figurë historike e Camorras dhe pjesë e fraksionit Afeltra-Di Martino të Pimonte, është vrarë me armë zjarri. Afeltra u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij, pranë një parcele toke në zonën malore të Monti Lattari. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, viktima dyshohet se është sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë qëlluar disa herë me armë gjahu të kalibrit 12. Të shtënat kanë qenë fatale për 69-vjeçarin. Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi dinamikën e atentatit dhe autorët, ndërsa po hetohet edhe motivi që qëndron pas vrasjes. Ishte...