Ekzekutim “makabër”. Ushtarakët kundërshtojnë pushkatimin e Nidal Hasan

Ekzekutim “makabër”. Ushtarakët kundërshtojnë pushkatimin e Nidal Hasan

Dhjetëra ushtarakë e kanë cilësuar si një ekzekutim “makabër dhe barbar” vendimin e kreut të Pentagonit, Pete Hegseth, për të transmetuar drejtpërdrejt në internet pushkatimin e Nidal Hasan. Ata kanë kërkuar të mos përfshihen në këtë proces. Organizata jofitimprurëse Military Religious Freedom Foundation ka bërë të ditur se kundërshtimet e ushtarëve bazohen në arsye fetare ose morale. “Ata që kanë kundërshtuar këtë vendim rrezikojnë tani të përfshihen mes 180 ushtarakëve të përzgjedhur për skuadrën e pushkatimit”, shpjegoi Mikey Weinstein, themeluesi i organizatës. “Por një gjë është të zbatosh një urdhër ekzekutimi dhe krejt tjetër është ta transmetosh atë drejtpërdrejt në internet, duke u dhënë mundësinë ta shohë në kohë reale çdo fëmije të klasës së dytë që di të përdorë internetin”. Hasan, ish-major i ushtrisë...