Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekstradohen nga Dubai tre të shumëkërkuarit / Të lidhur me grupin kriminal të Talo Çelës
Janë ekstraduar nga Dubai tre persona të shumëkërkuar dhe të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të cilët ishin në kërkim për akuza të rënda nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për krime të kryera nga i ashtuquajturi grup i Talo Çelës. Ervis Daka, 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe...