Ekspozita në Londër zbulon historinë e fotografisë së realizuar nga fëmijët
Fotografitë e realizuara nga fëmijët ndër breza, nga imazhet e para bardhezi deri te epoka digjitale, janë në qendër të ekspozitës së re “Snap Happy!”, e cila hapet në Galerinë e Fotografëve në Londër. Ekspozita është kuruar nga Annebella Pollen, profesoreshë e kulturës vizuale dhe materiale në Universitetin e Brightonit, pas një studimi katërvjeçar mbi historinë e fotografisë së realizuar nga fëmijët. Projekti përfshin gjithashtu një libër shoqërues dhe sjell materiale që dokumentojnë mënyrën se si fëmijët e kanë përdorur fotografinë për të shprehur kreativitetin dhe për të regjistruar botën që i rrethon. “Snap Happy!” përfshin fotografi që nga fundi i epokës viktoriane e deri në ditët e sotme, duke treguar se si ka ndryshuar qasja e fëmijëve ndaj kamerës dhe si imazhet e tyre...
Burimi:
kultplus.com