Ekspozita e maturantëve! Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” prezantojnë punimet në kalanë e qytetit

Ekspozita e maturantëve! Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” prezantojnë punimet në kalanë e qytetit

Matura 2025 pikturë dhe skulpturë në shkollën Artistike Onufri në Elbasan ka zgjedhur që punimet e diplomës ti prezantojë në një ekspozitë në ambientet më domethënëse ne qytet, në kalanë e Elbasanit. Ekspozita tërhoqi vëmendjen edhe të kalimtarëve e turistëve ndërsa për nxënësit ky prezantim është i veçantë. Edhe pse prej disa vitesh studiojnë art ata ende përcjellim emocionet e punimeve të tyre. Ekspozita u titullua identitete në telajo dhe përçoi jo vetëm botën e brendshme të artistëve të së ardhmes, por edhe mënyrën se si ata zgjedhin të përçojnë traditën dhe vlerat e Elbasanit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv