Ekspozita e ikonave shqiptare vijon të jetë e hapur për publikun në Chambéry, Francë

Ekspozita e ikonave shqiptare vijon të jetë e hapur për publikun në Chambéry, Francë

Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës” e çelur në qershor të këtij viti në Chambéry të Francës vijon të jetë e hapur për publikun. Minstri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “kjo ekspozitrë është një ftesë për publikun ndërkombëtar për të zbuluar Shqipërinë përmes kulturës, artit dhe trashëgimisë së saj të jashtëzakonshme, duke promovuar njëkohësisht Korçën si një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor”. “Mbi 45 ikona të përzgjedhura, mes tyre vepra të Onufrit, vëllezërve Zografi dhe Mësues Kostandinit, sjellin në Francë një pjesë të identitetit tonë dhe krijojnë një urë të re drejt Shqipërisë turistike, një vend që ofron histori, kulturë, traditë dhe përvoja autentike në çdo stinë”, theksoi Gonxhja. Ekspozita do...