Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!
Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa foli këtë të mërkurë, më 7 tetor, në emisionin “Aldo Morning Show”, ku analizoi situatën ekonomike të familjeve shqiptare. Sipas tij, rritja e pagave nuk po ecën në të njëjtin ritëm me çmimet, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve të përditshme. Sefa theksoi se për të jetuar në mënyrë dinjitoze në Tiranë, një familjeje normale i duhen të paktën 1.7 milionë lekë të vjetra. “E zëmë se një familje ka 2 milionë lekë të vjetra të ardhura në muaj. Po flasim për jetesë normale, asgjë më shumë, dhe nuk i përkasin shtresës së mesme, sepse nëse dalin nga puna apo nuk arrijnë dot të punojnë për dy muaj, atëherë absolutisht që janë në rrezik të...
Burimi:
javanews.al