Ekskluzive/ E vranë me armë dhe sëpatë e më pas ia prenë rrobat duke ja hedhur në WC e shtëpisë
Elton Qyno Syri.net/ Ngjarja që u raportua fillimisht nga familjarët se Urim Fiku ishte sulmuar dhe kafshuar për vdekje nga një kafshë e egër “Ari”, ka marrë një tjetër kthesë hetimore kur trupi i pajetë i viktimës është këqyrur nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore të mbërritur nga Tirana. Sipas konkluzjoneve të ekspertëve dhe hetuesve të policisë kriminale në komisariatin e Bulqizë, Urim Fiku, 53-vjeçari nga Bulqiza rezulton të jetë vrarë me armë zjarri pistoletë dhe më pas është goditur me një sende të mprehtë (Sëpatë) në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Për këtë ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm, policia e Bulqizës vendosi të arrestojë në mesditë gruan e Urim Fikut, shtetasen Sadete Fiku dhe djalin e viktimës, shtetasin Gëzim Fiku....
Burimi:
syri.net