Zgjerohet baza e përfituesve nga Skema Kombëtare, rriten ndjeshëm aplikimet e fermerëve

Zgjerohet baza e përfituesve nga Skema Kombëtare, rriten ndjeshëm aplikimet e fermerëve

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka zgjeruar bazën e përfituesve, duke mundësuar pjesëmarrje më të gjerë të fermerëve falë uljes së pragut minimal të financimit dhe lehtësimit të kritereve të aplikimit. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Ardita Kuçi bëri të ditur se ndryshimet e ndërmarra në skemën e këtij viti kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve në disa prej masave kryesore mbështetëse. Referuar statistikave të AZHBR-së, në masën për tufën bazë të matrikulluar të gjedhit, numri i aplikimeve u rrit nga 4425 në vitin 2025 në 6732 në vitin 2026, ose 2307 aplikime më shumë, duke shënuar një rritje prej 52,1%. Edhe për tufën bazë të matrikulluar të të imtave është regjistruar një...