VKM/ Rritja e çmimit të naftës, qeveria jep subvencion 50 lekë/ litri për transportin publik, efektet nisin nga marsi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi tha se të gjitha shoqatat e transportit do të subvencionohen me 50 lekë për litër nafte si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa ministri bëri me dije së kompensimi do të nisë që nga muaji mars kur kriza afektoi dhe çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri. “Në kuadër të masave subvencionuese për kohën e krizës së hidrokarbureve, për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Jem ulur me shoqatat dhe me përfaqësues të bashkisë e ministrisë së Ekonomisë dhe kemi dëgjuar shqetësimet. Ne dhamë fjalën që do të kishim një masë subvencioneve. Bëhet fjalë për 50 leke për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik. Një lajm...
Burimi:
sot.com.al