VIDEO/ Tirana mes turizmit dhe kaosit urban, Seferi: Rritja e qytetit po ndodh pa zgjerim proporcional të infrastrukturës
Eksperti i turizmit, Leonard Seferi, i ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ me Klaudja Karabollin në SYRI TV, ka folur për sfidat me të cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt shndërrimit në një destinacion ndërkombëtar. Sipas Seferit, Shqipëria ka bërë hapa përpara në promovimin e saj turistik, por ende ka mangësi të rëndësishme që lidhen me infrastrukturën, menaxhimin dhe standardet që kërkon një destinacion ndërkombëtar. Sipas ekspertit, rritja e interesit për Tiranën e ka kthyer kryeqytetin në një pikë më atraktive për vizitorët, por kjo rritje po shoqërohet edhe me probleme të reja, veçanërisht në menaxhimin urban. Ai solli në vëmendje edhe ndikimin e zhvillimit të ndërtimeve të mëdha në kryeqytet, duke theksuar se rritja e numrit të banorëve dhe përdoruesve të qytetit po ndodh pa...
Burimi:
syri.net