Turoperatorët në Durrës: Protestat po frenojnë rezervimet turistike

Turoperatorët në Durrës: Protestat po frenojnë rezervimet turistike

Përfaqësuesit e resorteve në Durrës dhe njësive akomoduese me kapacitete të larta kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me ndikimin që po japin protestat që kanë gati dy javë që zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Sipas turoperatorëve kryesorë në Durrës, rezervimet kanë pësuar një lloj frenimi, ndërsa kërkojnë bashkëpunimin me institucionet për të garantuar partnerët e huaj që në Shqipëri siguria e sezonit dhe e turistëve nuk rrezikohet nga protestat, shkruan A2CNN. Gjithashtu përfaqësuesit turoperatorëve në Durrës kanë garantuar që reagimi i tyre nuk ka qëllime politike