Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

Nga dhomat e thjeshta private, tek apartamentet moderne, bashkë me shtëpitë tradicionale, bujtina, vila e madje ferma… veçanërisht pas vitit 2021 shqiptarët kthyen pronat e tyre në funksion të mikë-pritjes së turistëve duke bërë biznes. “Në mendësinë tonë, ne kemi kulturën e të kopjuarit. Kur  e bën dikush, komshiu apo një i njohur joni edhe ne bëjmë të njëjtën”, thotë Eriola Canga, eksperte e tregut të pasurive të patundshme. Por “kopjimi” i një modeli biznesi të suksesshëm, një praktikë e njohur në Shqipëri, rrezikon ta kthejë qiradhënien afatshkurtër në një sipërmarrje të pasuksesshme. Vetëm në një nga platformat e turizmit, atë Airbnb, rezultojnë të listuara 24 mijë e 200 mijë njësi akomoduese me qira ditore. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në Tiranë, ndjekur...