Tregu me 2 operatorë, Shqipëria me internetin më të shtrenjtë në Ballkan

Tregu me 2 operatorë, Shqipëria me internetin më të shtrenjtë në Ballkan

Shqipëria ka koston më të lartë të internetit nga rrjetet celulare, në raport me të ardhurat, në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU), të cituara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kosto mesatare e shportës mujore të internetit me brez të gjerë për vitin 2025 në Shqipëri ishte sa 1.69% e të ardhurave mujore bruto (GNI). Me një nivel të tillë, Shqipëria renditet ndjeshëm sipër vendeve të tjera të rajonit dhe mesatares botërore. Pas Shqipëria, renditet Maqedonia e Veriut, me 1.31% të GNI, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina, me 1.17%, Mali i Zi me 1.01% dhe Serbia, me 0.96%. ITU nuk publikon të dhëna për Kosovën. Shqipëria ka gjithashtu kosto dukshëm më të larta se mesatarja Botërore,...