“Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal…

“Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal…

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në  një studio televizive ka bërë një analizë të ashpër të situatës politike në vend dhe valës së protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Gjatë fjalës së tij, Lubonja u shpreh se në një shtet normal demokratik, kreu i qeverisë do të kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh dhe do të ishte përjashtuar nga forca e tij politike, duke sjellë në vëmendje listën e gjatë të skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin. “Po të ishim në një shtet demokratik normal, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen disa herë dhe partia e tij duhet ta kishte përjashtuar për të gjitha ato gjëra që kanë dalë, duke filluar nga skandalet me radhë, nga inceneratorët, Ahmetaj, Balluku, AKSHI, deri...