Zhupa thirrje qeverisë: Finiqi dhe Delvina në rrezik nga zjarret, reagoni! Të mos përsëritet tragjedia…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga qeveria për vatrën e zjarrit të aktivizuar në zonën e Matomares, në Bashkinë Finiq, e cila po përhapet drejt Mesopotamit dhe fshatrave të Bashkisë Delvinë. Ajo i bëri thirrje autoriteteve të shtojnë forcat në terren, të angazhojnë Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, si edhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore nëse është e nevojshme, ndërsa paralajmëroi se çdo vonesë rrezikon të përsërisë fatkeqësine e zjarreve të vitit të kaluar në Delvinë. Reagimi i Ina Zhupës: Një vatër e rrezikshme zjarri është aktivizuar paraditen e sotme në zonën e Matomares, në territorin e Bashkisë Finiq. Flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit dhe po përhapen edhe drejt fshatrave të Bashkisë Delvinë. Forcat...
Burimi:
sot.com.al