Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet
Tregtia me pakicë në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe në fillim të vitit 2026, duke reflektuar një kërkesë më të lartë të konsumatorëve dhe një aktivitet më të gjallë në treg si rrjedhojë e rritjes së numrit të turistëve. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve arriti në 115.6 në tremujorin e parë 2026, me një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Edhe në raport me tremujorin e fundit të vitit 2025, tregtia shënoi zgjerim, megjithëse me ritme më të moderuara. Zhvillimi i tregtisë me pakicë është mbështetur nga të gjitha grupet kryesore të shitjeve. Në tregtinë pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 6.5% në bazë vjetore, ndërsa tregtia e...
Burimi:
javanews.al