62 ditë protesta të pandërprera për dorëheqjen e Edi Ramës, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbej”
Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë sot në ditën e saj të 62 ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si edhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët kanë nisur grumbullimin në Sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Në përfundim të marshimit do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestës, si edhe nga qytetarë që do të marrin fjalën për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre.
Burimi:
sot.com.al