Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë
Shqipëria duhet të bindë të larguarit të kthehen. Për t’i shpëtuar “kurthit” të vendeve me të ardhura të mesme, qeveria duhet të joshë diasporën që të vijë e të investojë njohuritë e marra në vendet perëndimore. Është kjo këshilla e Bankës Botërore drejtuar, në një kohë që jemi më pak dhe më të plakur. “Në raporte të ndryshme, ose në ato që ju publikoni është nxjerrë në pak se kemi ulje të lindshmërisë apo largim të fuqisë punëtore. Emigrim në thuajse çdo fushë. Ndër rreshta ky është një pranim që kanë ikur shumë njerëz dhe ekonomia nuk mund të eci para pa rikthimin e tyre”, thotë për A2 CNN Edison Zaçaj, pedagog ekonomie. Banka Botërore këshillon që thirrja për të “thithur trurin” duhet të shoqërohet...
Burimi:
javanews.al