VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme një thirrje për ndërhyrje në parkimin nëntokësor te Xhamia e Namazgjasë dhe ka mbërritur në vendngjarje në kohë rekord, duke shuar zjarrin që kishte rënë në katin -1. Pas njoftimit të marrë nga Salla Operative 128 për një zjarr të rënë në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë, automjeti zjarrfikës i Stacionit të 21 Dhjetorit u nis menjëherë drejt vendngjarjes. Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes profesionale të efektivëve, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua në katin -1 të parkingut, aty ku ndodhej automjeti i përfshirë nga flakët. Siç shihet nga pamjet, zona është mbushur me tym. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, u shmang përhapja e zjarrit te mjetet e tjera në parking...