Debati për pronësinë e agroturizmit, Koçeku replikon me Braçen: 0 dokumente ne 3 breza, ka munguar vullneti i shtetit
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili më herët ngriti pikëpyetje nëse subjekti “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me të, disponon certifikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku e ka kundërshtuar me ironi qëndrimin e Braçes, duke deklaruar se familja e saj jeton prej tre brezash në atë zonë, por ende nuk disponon dokumentacion pronësie. Ajo ka ngritur pyetjen nëse përgjegjësia për këtë situatë i takon familjeve dhe banorëve të zonës apo shtetit, i cili sipas saj nuk ka zgjidhur problematikat e pronësisë ndër vite. “Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nëna ime ka ardhur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe...
Burimi:
sot.com.al