Rama rikthen koncesionin famëkeq të markimit të karburanteve

Rama rikthen koncesionin famëkeq të markimit të karburanteve

Në kushtet kur qytetarët shqiptarë paguajnë ndër çmimet më të larta të karburanteve në botë, qeveria vazhdon të rrisë ngarkesën fiskale mbi këtë produkt. Përmes një vendimi të miratuar në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka rikthyer konçesionin famëkeq të markimit të karburanteve, ndonëse këtë herë përmes shoqërisë publiko-private ALBTrace Co dhe me një tjetër emër. Vendimi detyron kompanitë e naftës të shënjojnë çdo litër naftë që prodhojnë apo hedhin në treg, përmes një shënjuesi që është monopol ekskluziv i shoqërisë ALBTrace.co. Për këtë shërbim kompanitë do të paguajnë një tarifë 6.5 euro për çdo 1 mijë litra karburant të tregtuar ose prodhuar, kosto të cilën më pas do ja u përcjellin qytetarëve në çmimin fundor të naftës. "Tarifa kombëtare e shërbimit të shënjimit,...