Transporti urban pa POS, Qeveria tërhiqet nga detyrimi për pagesat me kartë në autobusë
Transporti publik urban brenda qyteteve do të jetë i përjashtuar nga detyrimi për instalimin e pajisjeve POS/POI që mundëson pagesat e biletave me kartë bankare në çdo autobus. Ministria e Financave nëpërmjet një letre dërguar Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas ka sqaruar se bazuar në ligjet për “Për procedurat tatimore” dhe “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, shitja e biletave të transportit urban nga shoferi ose personi i autorizuar përjashtohet nga detyrimi për lëshimin e faturës elektronike. Ky përjashtim shtrihet edhe në detyrimin për pajisje me POS, pasi ligji përkatës e lidh detyrimin për POS me subjektet që janë të detyruara të fiskalizojnë transaksionet. Në këtë kuadër, sipas Ministrisë së Financave, operatorët e transportit urban që shesin bileta direkt në mjet, sipas vendimeve...
Burimi:
sot.com.al