Tatimet zbulojnë evazionin fiskal në ndërtim, në sitë një rrjet agjencish imobiliare, 3,4 milionë euro të padeklaruara
Një rrjet agjencish imobiliare që operon në disa qytete të vendit ka përfunduar në lupën e Administratës Tatimore, pas dyshimeve për evazion fiskal. Sipas të dhënave të bëra publike nga Tatimet, kontrollet dhe verifikimet e kryera së fundmi kanë nxjerrë në pah rreth 3.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara. Këto të ardhura, sipas hetimeve administrative paraprake, dyshohet se nuk janë pasqyruar në dokumentacionin tatimor sipas kërkesave të ligjit. Rasti është zbuluar në kuadër të aksionit kundër informalitetit, ku sektori i ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me tregun e pasurive të paluajtshme mbeten ndër fushat kryesore të monitorimit nga Administrata Tatimore. Në një reagim në rrjetet sociale, Tatimet bëjnë të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me fokus evidentimin e rasteve...
Burimi:
sot.com.al