Sondazhi i IRI/ Shëndetësia, sektori më i korruptuar, lë pas gjykatat dhe administratën
Shëndetësia perceptohet nga qytetarët si sektori ku korrupsioni është më i përhapur në Shqipëri, duke lënë pas sistemin e drejtësisë, administratën publike dhe qeverinë qendrore. Sipas Sondazhit Kombëtar për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar, 36% e të anketuarve e përmendën shëndetësinë kur u pyetën se në cilat nivele ose sektorë korrupsioni ishte më i përhapur. Kjo përqindje është 12 pikë përqindjeje më e lartë se për gjyqësorin dhe gjykatat, të përmendura me nga 24% secila, dhe 19 pikë mbi administratën publike, me 17%. Pyetja ishte e hapur dhe qytetarëve iu lejua të jepnin deri në dy përgjigje. Për këtë arsye, përqindjet tregojnë sa të anketuar përmendën secilin sektor dhe nuk përbëjnë pjesë të një totali prej 100%. Pas tri sektorëve të parë, qeveria qendrore përmendet...
Burimi:
sot.com.al