Sigurimet nuk mbulojnë pensionet, vetëm në 4 muajt e parë të vitit, 48.9 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin
Një në tre shqiptarë sot është në pension, dhe burim kryesor të ardhurash ka pagesën mujore, e cila prej vitesh nuk mbulohet vetëm me kontributet që paguhen nga të punësuarit, por financohet edhe nga buxheti i shtetit. Një raport i Ministrisë së Financave tregon se vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti janë dhënë nga buxheti i shtetit rreth 48.9 milionë euro për të mbuluar diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve të skemës së pensioneve publike. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave në 4-mujor të ardhurat për kontributet ishin 620 milionë euro, ndërsa shpenzimet për sigurimet shoqërore përllogariteshin në afro 719 milionë euro. Ndërsa për gjithë vitin 2025, për të mbuluar pagesën e afro 755 mijë pensionistëve, u transferuan nga buxheti i shtetit...
Burimi:
sot.com.al