Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

Sigma Vienna Insurance Group njofton emërimin e znj. Teuta Zaiti Hoti në pozicionin e Drejtoreshës Ekzekutive të Degës në Kosovë, pas miratimit të emërimit të saj nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në përputhje me legjislacionin dhe kërkesat rregullatore në fuqi për sektorin e sigurimeve. Me mbi 25 vite përvojë në industrinë e sigurimeve, prej të cilave më shumë se 20 vite në pozita drejtuese, znj. Hoti sjell një ekspertizë të konsoliduar në menaxhim, zhvillim biznesi, sigurime të jetës dhe jo-jetës, menaxhim të rrezikut, zhvillim produktesh dhe rrjete shitjeje. Ky emërim pasqyron angazhimin e Vienna Insurance Group për të forcuar më tej lidershipin, qeverisjen korporative dhe zhvillimin afatgjatë të operacioneve të saj në Kosovë, duke mbështetur rritjen e qëndrueshme të kompanisë dhe krijimin...