Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës në vend, që kërceu nga 175 lekë, nivel që qëndronte i pandryshuar prej gati dy vitesh, në 179 lekë për litër. Rritja e çmimeve në ditët në vijim ishte e pandalshme, si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës në bursa pas nisjeve të sulmeve ndaj Iranit, që shkaktoi kaos në tregjet globale. Në 17 mars, nafta kërceu në 200 lekë dhe vetëm dy ditë më pas arriti në 214 lekë. Ndonëse qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës, çmimet u ulën vetëm për dy ditë në 203 lekë, për të kërcyes në fund të marsit në 218 lekë. Mesatarisht, një litër naftë kushtoi 200 lekë në mars, ose 14% më shumë se më parë....