Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon të krijojë një skemë të re mbështetjeje financiare për industrinë filmike dhe audiovizuale në Shqipëri. Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit, AKKA, e cila do të administrojë fondet publike për sektorin, do të certifikojë shpenzimet dhe do të menaxhojë skemat mbështetëse për produksionet filmike dhe audiovizuale. Një nga elementët kryesorë të projektligjit është skema e “Cash Rebate”, përmes së cilës shteti do të rimbursojë një pjesë të shpenzimeve të kryera në territorin shqiptar nga produksionet filmike dhe audiovizuale. Drafti përcakton se “norma e rimbursimit është 35% e shpenzimeve të kualifikuara të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Sipas projektligjit, skema synon të tërheqë investime...
Burimi:
sot.com.al