Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, asimilohet brezi i dytë

Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga potencialet e diasporës po duket se po humbet tërësisht lidhjet pasi brezi i dytë pothuajse është asimiluar dhe nuk gjen shumë lidhje me vendin. Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) që ka në fokus riintegrimin e të kthyerve vërejti kaos të politikave strategjive, institucioneve që shërbejnë për urat lidhëse me diasporën. Disa të anketuar nga ekspertët e IOM theksuan mbylljen e Ministrit të Shtetit për Diasporën si një pengesë që la pa strukturë të dedikuar marrëdhënien me diasporën. Të anketuarit thanë se transferimi i përgjegjësive të këtij posti te Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pati ndikim negativ në vazhdimësinë, vizibilitetin dhe efektivitetin e angazhimit të diasporës në Shqipëri. Ky ndryshim institucional...