Shqipëria, ndër vendet më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi

Shqipëria, ndër vendet më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi

Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet më të shtrenjta të Europës për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat e familjeve dhe renditen ndër tregjet më pak të përballueshme në botë. Sipas një harte të publikuar nga njësia e të dhënave “Visual Capitalist”, e cila u referohet të dhënave të UN-Habitat, World Cities Report 2026, çmimi i një banese në Shqipëri është sa të ardhurat e një familjeje për 15.7 vjet. Me këtë tregues, Shqipëria renditet në vendin e 156-të nga 181 vende dhe territore, ku vendet në fund të klasifikimit janë ato me banesat më pak të përballueshme. Në Europë, vetëm Serbia ka një raport më të lartë, prej 15.9 vjetësh të ardhura, ndërsa në nivel botëror Shqipëria renditet mes 26 vendeve...