Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë, në raport me popullsinë

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë, në raport me popullsinë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me popullsinë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat. Në vitin 2024, në vend u regjistruan 41 vrasje me dashje (shifër e publikuar nga Eurostat), që në raport me popullsinë e atij viti janë 1.71 vrasje për 100 mijë banorë (e përllogaritur nga Monitor). Në këtë nivel, Shqipëria renditet e teta pas Lituanisë (2.63), Letonisë (2.4), Turqisë (2.27), Malit të Zi (1.92), Estonisë (1.82), Islandës (1.82), Finlandës (1.78). Në krahasim me një vit më parë, kur ne vend kishte 1.27 vrasje për 100 mijë banorë ka një rritje të ndjeshme të këtij treguesi për Shqipërinë për dy arsye. Së pari, numri i vrasjeve u...