Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, ministri Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 milionë euro
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Malaj tha se kjo shifër është pothuajse në të njëjtin nivel me atë të procesit të fundit të rivlerësimit, të zhvilluar në vitin 2022, ndërsa pritet të rritet më tej deri në përfundimin e afatit, më 31 dhjetor 2026. “Të ardhurat e gjeneruara nga nisja e procesit të rivlerësimit, në shkurt të vitit 2026, kanë arritur në 5 miliardë lekë (50 milionë euro). Kjo shumë e arkëtuar deri më tani është pothuajse e njëjtë me atë të procesit të fundit të rivlerësimit. Në vitin 2022, të ardhurat e arkëtuara arritën në 5.6 miliardë lekë. Deri...
Burimi:
kohajone.com