Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 93.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, kursi i Euros ndaj Lekut ka rënë me 3.2%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 4.2%. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e kursit gjatë sezonit veror lidhet kryesisht me tendencën e zakonshme sezonale. Në këtë periudhë, oferta valutore rritet, për shkak të shtimit të numrit të turistëve nga jashtë. Në përgjithësi, prej vitesh tregu valutor po karakterizohet nga një ofertë e lartë valutore. Sipas shifrave zyrtare dhe analizave të Bankës së Shqipërisë, kjo rritje i detyrohet  përmirësimit të Bilancit të Pagesave,...