Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

Ministria e Financave po përgatit një projektligj të ri që e ka hedhur për konsultim, në lidhje me pagat dhe kuotat e punësimit të kompanive. Punëdhënësit në Shqipëri do të duhet të publikojnë intervalin e pagës për çdo vend të lirë pune dhe kompanitë me të paktën 125 punonjës do të përballen me kuota për punësimin e personave nga grupe të veçanta. Këto kritere parashikohen sipas një projektligji të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të nxjerrë për konsultim publik. Projektligji, që ndryshon ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, zgjeron detyrimet e kompanive për deklarimin e vendeve të lira dhe të marrëdhënieve të punës, ndërsa parashikon gjithashtu një sistem të ri digjital për historikun profesional të punonjësve dhe përgatitjen e Shqipërisë për pjesëmarrjen në rrjetin...